Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Viktimë ka mbetur një shtetase 55-vjeçare e cila është përplasur nga një automjet teksa tentonte të kalonte rrugën.
Bëhet fjalë për shtetasen Asime Mangu, e cila ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.
Mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin Valentino Ismaili.