“Kryeministri shqiptar Edi Rama zgjodhi “kundërshtarin” e gabuar për të treguar forcën dhe mospërputhjen e tij me rastin e çështjes Beleri, pasi Athina në çdo mënyrë i përcolli Brukselit se për sa kohë ai nuk betohet si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, dera e Bashkimit Evropian për Shqipërinë do të mbetet e mbyllur”, kështu e nis shkrimin e saj, media greke Protothema.
Ato e konsiderojnë si një përballje të Greqisë me vetë kryeministrin Edi Rama.
“Sekuestrimi i pronave greke me pretekstin e zhvillimit turistik të Himarës dhe rreziku i ekspozimit të skandaleve të anëtarëve të qeverisë dhe miqve të “biznesmenëve” të Ramës nga një Autoritet Bashkiak i pavarur, por edhe karakteri dhe temperamenti i kryeministrit shqiptar e çojnë në këtë përballje frontale me Greqinë”, vijon shkrimi.
Sipas tyre edhe fryna në Bashkimin Europian nuk është aq e mirë sa për t’u zgjeruar me vendet e Bashkimit Europian.
“Në Bashkimin Evropian klima është negative për rastin Beleri, pasi evropianët, kanë hapur fronte të tjera me kandidaturën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë dhe nuk duan të hapin konflikte me rastin e kandidaturës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces i cili nisi me vendime thjesht politike duke ditur se perspektiva e integrimit të plotë të këtyre vendeve do të shtyhet për një të ardhme të parashikueshme. Megjithatë, në takimet ministrore për përgatitjen e Samitit, megjithë qëndrimin e ftohtë të evropianëve, Athina shpjegoi se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e saj, siç ishte formuluar edhe me rezervën e shprehur në letrën dërguar Shqipërisë për fillim të negociatave të anëtarësimit”, vijon media greke.
Në Samitin (14-15 dhjetor) nuk pritet që të ketë një diskutim të gjerë për zgjerimin përtej vendeve të reja kandidate të Ukrainës, Moldavisë, Bosnje-Hercegovinës, por nga pala greke, nëse nevojitet dhe provokohet një diskutim, do të theksohet qëndrimi i prerë për të bllokuar Shqipërinë.
/a.r