Ditën e sotme, më 10 dhjetor, është mbledhur online Komisioni i Ligjeve ashtu siç ishte paralajmëruar më parë.
Qëllimi i mbledhjeve online është shmangia e skenarëve kaotikë të paralajmëruar nga opozita, të cilët gjatë javëvë të fundit nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare dhe komisioneve.
Por gjatë mbledhjes në Zoom është shënuar dhe një incident.
Deputetin Jurgis Çyrbja, i cili ishte në cilësinë e relatorit të pr/ligjit për ratifimin e marrëveshjes me Gjermaninë e kapi e qeshura dhe nuk mundi të prezantonte fare pr/ligjin.
Siç duket në video, ai ndodhet me një person tjetër në zyrë, i cili me sa duket e ka bërë të qeshë deputetin.
Ky i fundit nuk arriti të përfundonte prezantimin duke dalë nga Zoom.
Më pas leximi i relacionit për Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2020 për projektin “Programi i performancës dhe investimeve në sektorin e ujërave, pjesa e dytë (infrastruktura komunale, faza V, pjesa II)” u bë nga Denisi Deliu i cili e justifikoi me ‘defekt teknik’ largimin e Jurgen Çyrbes nga Zoom.
vizionplus / a.r