Gjyqtarët e të gjtiha gjykatave të vendit do t’i drejtohen sërish kutisë së votimit për të zgjedhur dy anëtarë të rinj të Këshillir të Lartë të Drejtësisë.
Zgjedhjet do të mbahen më 21 mars, sipas vendimit të marrë nga Këshilli Ekzekutiv Gjyqësor që u mblodh këtë të hënë, në Gjykatën e Lartë.
Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë 3 gjyqtarë: Neritan Cena, i Shkallës së Parë Tiranë, Ridvan Hado i Apelit, dhe Dhimitër Lara, i Apelit të Krimeve të Rënda.
Të tre gjyqtarët do të garojnë për dy vendet që mbetën bosh në KLD, pasi më datë 8 prill u përfundon mandati anëtarëve Dritan Caka dhe Hysen Saliko. Më 14 dhjetor 2015, Konferenca Kombëtare Gjyqësore votoi edhe për katër anëtarë të rinj të KLD-së.