Të paktën 14 persona të dyshuar për organizimin e sulmit terrorist të së dielës në Ankara ku humbën jetën 37 persona raportohet të jenë arrestuar nga policia turke.
Sipas raportimeve bëhet me dije se 12 prej këtyre personave u arrestuan në provincën e Eskisehir ndërsa dy të tjerë në Stamboll.
“Të dyshuarit janë të përfshirë në propagandën terroriste dhe përpjekjet për të afruar terroristë të tjerë”,- kanë thënë zyrtarë të sigurisë turke.
Gazeta Hyrriet shkruan se gjatë operacionit policor të bastisjes janë gjetur dokumente që lidhen me organizatat ilegale.
Mediat turke kanë raportuar se një prej të dyshuarve është një grua, anëtare e partisë së kurdëve, e konsideruar terroriste nga Turqia.