Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi i 41-vjeçarit Erjon Javori në Fier, ditën e djeshme, 7 dhjetor.
Policia e Fierit ka kontrolluar të gjithë qytetin, në kërkim të makinës “Mercedes Benz” dhe autorit të vrasjes së Elton Javorit, Agim Gashi, por asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani.
Burimet bëjnë me dije se janë kontrolluar garazhe, magazina dhe vende që dyshohen se mund të ishte makina, por pa rezultat.
Kamerat e sigurisë, deri në këtë fazë të hetimeve, nuk kanë dhënë një ndihmë të qartë për drejtimin e makinës, edhe pse dyshimet e hetuesve janë se mund të ketë ikur edhe në drejtim të Vlorës.
Janë njoftuar pikat kufitare për kontroll të shtuar të mjeteve dhe personave. Hetuesit vijojnë të kenë si pistë konfliktet e çastit mes autorit dhe viktimës, të cilët i kanë banesat në distancë jo më shumë se 200 metër në Fier, por nuk përjashtojnë mundësinë e konflikteve të mëparshme.
Viktima dhe vëllai i tij kanë qenë në Gjermani, ku janë kthyer 2 javë më parë, ndërsa autori Gashi qëndronte në Fier dhe njihej si person problematik.
/f.s