Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi ka folur në Kongresin e 8 Dhjetorit për digjitalizimin e shërbimeve publike. Ai theksoi se sot janë 1237 shërbime publike terësisht të digjitalizuara, e që sipas tij kanë ulur ndjeshëm mundësinë e korrupsionit.
“Që atëherë vendosëm të mbështeteshim në 3 shtylla kryesore që lidhen e para me reformën në sistemin e drejtësisë si kusht themelor për të luftuar korrupsionin në sektorin publik dhe padiskutim që me dy kahet e kësaj reforme e cila po lufton tashmë korrupsionin brenda sistemit, por është dhe një kusht themelor për të luftuar korrupsionin për të gjitha shërbimet publike që ofrohen. Më vjen mirë që sot është realitet, dhë askush më mirë se PS nuk ka bërë më mirë për këtë gjë. Sot vijmë me një panoramë krejt tjetër nga ajo e 10 voteve më parë. 1237 shërbime publike terësisht të digjitalizuara, 95% e shërbimeve që ofron qeverisja qendrore jepen në rrugë digjitale, janë këputur marrëdhëniet fizike të zyrtarëve publikë me publikun duke bërë të mundur që mundësia për korrupsion të jetë 0. Kjo është një fitore e PS që e ka çuar Shqipërinë në një nivel tjetër që vlerësohet sot nga gjithë organizmat ndërkombëtarë. BERZH e ka vlerësuar për tranzicionin si shembullin më të mirë, ndodhet në vendin e 64-të për qeverisjen elektronikë, një pozitë që vazhdon e përmirësohet, falë sigurisht Partisë Socialiste.”
Për vitin 2024, qëllimi i qeverisë thotë Çuçi është “shtrirja e digjitalizmit akoma më tepër dhe edukimi i brezave të rinj”.
“Është automatizuar plotësisht procesi i rimbursimit të TVSH-së. Fiskalizimi ka reduktuar ndjeshëm mundësinë për abuzim, është dyfishuar regjistrimi i subjekteve tregtare. Mos të flasim pastaj për shërbimet që jepte Drejtoria e Transportit Rrugor. Ka qenë gangrenë për shqiptarët. Ne do vazhdojmë akoma më tepër, dhe sfida e radhës do jetë shtrirja e digjitalizimit. Së fundmi padyshim është edukimi i brezit të ri. Kemi pilotuar kurrikulat e para në shkollat e mesme dhe pritet që në 2024 të zgjerohet kjo nismë.”
/f.s