Një vrasje në Fier tronditi ditën e djeshme opinionin publik. Erjon Javori, 41 vjeç u ekzekutua në pas sekonda me një plumb Agim Gashi 35-vjeç.
Ky i fundit, teksa ishte duke lëvizur me makinë e tij tip Benz, i afrohet dhe del paralel me makinën “Porsche Cayene” të drejtuar nga Erjon Javori. Nga dritarja e pasagjerit, me xham gjysëm të hapur Gashi qëlloi 41-vjeçarin. Autori ka ikur me shpejtësi duke u kthyer djathtas në rrugën “Llukan Toska”, ndërsa viktima ka ecur për disa metra dhe më pas është ndaluar dhe si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.
Të dy ata janë me prejardhje nga Kosova, por që janë vendosur në zonën e Fierit që prej viteve ’30. Javori dhe Gashi kanë edhe banesat ngjitur me njëri-tjetrin.
Fqinjët e viktimës, për mediat deklaruan se ata nuk kishin dëgjuar të shtëna me armë, teksa vlerësonin Javorin si një person të qetë dhe pa probleme.
Kujtojmë që Erjon Javori 41-vjeç është nipi i biznesmenit Demir Backës ai vrarë dy vite më parë.
Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes Agim Gashi është nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Deri më tani nuk ka informacione nëse këto ngjarje janë të lidhura me vrasjen e djeshme apo jo.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po vijon punën për kapjen e autorit.
/a.r