Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ishte ai që hapi zyrtarisht punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm këtë të premte.
Klosi u shpreh se PS ia ka dalë të jetë e fortë dhe të fitojë çdo betejë elektorale nën drejtimin e Edi Ramës. Ai theksoi se socialistët kanë shkërrmoqur gjithë kundërshtarët e tyre.
“Duke ndërtuar një mur të madhe elektoral në përballje të së cilit janë shkërrmoqur të gjithë kundërshtarët tanë, të gjithë bashkë, apo veç e veç, në koalicion apo jo të gjithë ata janë shkërmoqur përpara nesh. Ata duken shumë të dobët, se ne me Edi Ramën jemi shumë të fortë. Ndaj të nderuar delegatë, miq e të ftuar më lejoni që në emrin tuaj të deklaroj të hapur këtë kongres”, u shpreh ai.
Klosi theksoi se ditën e sotme është përcaktuar të mbahen disa panele ku do të pasqyrohet siç nënvizoi ai “se si ia kanë dalë të mbajnë fjalën”.
/a.r