Banka e Shqipërisë, në kuadër të “Javës globale të parasë”, organizoi të hënën në lulishten përpara ndërtesës qendrore të BSH në Tiranë, një aktivitet sensibilizues ndërgjegjësues për fëmijët dhe të rinjtë me qëllim rritjen e edukimit financiar tek brezi i ri.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blend Klosi.
Gjatë fjalë së tij Guvernatori Sejko falenderoi për pjesëmarrjen ministrat Klosi e Nikolla, dhe duke uruar për Ditën e Verës shprehu kënaqësi që “Java globale e parasë” dhe edukimit financiar përkon me këtë festë.
“Edukimi financiar është me rëndësi për brezin e ri, ndaj dhe Banka e Shkqipërisë në bashkëpunim me institucionet e linjës do të vijojë të ketë në vëmendje aktivitetet që përmbushin këtë mision”-tha Sejko, ndersa theksoi se, ky proçes, ndihmon fëmijët dhe të rinjtë të ndërgjegjësohen mbi të drejtat e tyre financiare, lehtëson aksesin në shërbimet financiare dhe zhvillon aftësitë në këtë fushë.
Ministrja Nikolla theksoi se “Është bukur që në ditën e verës përkon dhe çelja e ditës së parasë. Shkollat ndërveprojnë si shkolla ndërkomunitare. Gatishmëria është maksimale për të bërë më të mirën, j vetëm këtë javë, në javën globale të parasë, por dhe më tej. Gëzuar ditën e verës.”
Nga ana tjetër, ministri Blendi Klosi lëshoi disa mesazhe ndërgjegjësuese për të fëmijët dhe të rinjtë, që të njohin kursimin dhe të vlerësojnë paranë.
“Sot është një ditë plotë dashuri, që i drejtohet të rinjve dhe fëmijëve. Gjatë gjithë vitit flasim se si duhet ë punësohemi, të mbajmë veten. Sot është dita që të flasin për kursimin, që të edukojmë një brez që ta njoh kursimin. Shohim që vërdallë nuk ka një ndjesi kursimi të lekut. paranë duhet ta vlerësojmë pak më shumë dhe atë mundësi që të jep kjo botë e zhurmshme. Kemi më shumë nevojë për vullnetarizëm”, tha Klosi.