Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë me operacionet e trye që synojnë udhëheqjen e lartë të Hmasit në Gaza, thuhet në një njoftim të IDF-së, duke përfshirë një foto të komandantëve të grupit terrorist, pesë prej të cilëve tashmë janë vrarë.
“IDF vrau disa komandantë dhe operativë të Hamasit në Brigadën Veriore të Rripit të Gazës, brigada e dytë më e madhe e Hamasit, të cilët ishin fshehur në një tunel pranë Spitalit Indonezian gjatë sulmit.
Fotografia e postuar tregon zyrtarët e Hamasit të ulur rreth një tavoline, ndërsa fytyrat e komandantëve të vrarë janë shënuar me rreth të kuq.
Kujtojmë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu siguroi të martën mbrëma se forcat e armatosura të vendit të tij vranë rreth gjysmën e komandantëve të njësive të lëvizjes islamike palestineze Hamas gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore që ata po kryejnë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.
Ushtria izraelite supozon se Hamasi ka gjithsej 24 njësi që luftojnë në Gaza, flet për “batalione”, me rreth 1000 anëtarë secili.
Së shpejti, nuk do të ketë asnjë nga këto njësi të afta për të kërcënuar Izraelin, siguroi nga ana e tij Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallad, duke folur në të njëjtën konferencë shtypi me kryeministrin Netanyahu. Sipas tij, Hamasi po humb gradualisht kontrollin mbi Rripin e Gazës.