Këngëtarja Merita Haxhia, e njohur me emrin Gugu, nuk e fsheh se i pëlqejnë femrat, pavarësisht se tashmë është e lidhur me ish-të dashurin e Xhesika Ndojit, Lavdërim Beadini.
E ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, Gugu thotë se ka qenë pikërisht historia e të dashurit, ajo që ka ndezur “armiqësinë” me Xhesikën, edhe pse secila bën sikur nuk e njeh tjetrën. Gugu rrëfen se Lavdërimin nuk e ka thjesht të dashur, por tashmë ka edhe hyrje e dalje familjare. Këngëtarja nuk e fsheh biseksualitetin, duke thënë se ka patur disa të dashura femra.
Madje sipas saj, e dashura e saj e fundit nuk jeton më dhe këtë fakt e ka vuajtur gjatë. Përsa i përket preferencave të saj afeksionale, Gugu tha se pëlqen shumë Nora Istrefin. Përsa i përket meshkujve politikanë, këngëtarja 24 vjeçare tha se do pëlqente Edi Ramën, por nëse ai do ishte i djathtë. Por Gugu ka shkuar edhe më tej në intervistën e saj në Oktapod, duke thënë se i ka propozuar të dashurit edhe marrëdhënie “treshe”, pra bashkë me një vajzë tjetër. Por sipas saj, i dashuri nuk ka pranuar.
Lidhur me një tjetër “skandal” për të cilin ajo është përfolur, për djegien e makinës së një të dashuri të saj ministër, Gugu përgënjeshtroi gjithçka. Këngëtarja rrëfeu se ajo është pyetur në një emision, se cila do ishte çmenduri që do bënte, e ajo është përgjigjur se do të donte të digjte makinën e një deputeti. Pra sipas saj, nuk ka asnjë histori me ndonjë ministër, e as histori me makinë të djegur.