Disa ditë pas vrasjes, vijojnë të mbeten tronditëse detajet që publikohen në media për Liridona Murselit. Motra e saj ka publikuar së fundi një bisedë mes motrash, ku tema e bisedës ka qenë dhuna ndaj femrave.
Në foton e shpërndarë gjerësisht në mediat kosovare, Liridona shkruan se i do femrat dhe i dhimbsen. Ajo thotë se nuk do t’i shohë keq dhe i vjen keq për ato gra që keqtrajtohen.
Sipas raportimit të mediave kosovare, Naim Murseli, bashkëshorti i të ndjerës inskenoi një grabitje prej ku ajo mbeti e vrarë. Më vonë ai pranoi para policisë se kishte paguar 30 mijë euro, 15 mijë ia kishte dhënë autorit të krimit para krimit, dhe më shumën tjetër do t’ia jepte pas krimit. Por ditën e diel, kur doli para gjykatës, ai e mohoi ngjarjen, duke thënë se edhe vetë kishte qenë në rrezik.
Shkak dyshohet të ketë qenë siguracioni i jetës së Liridonës në Suedi, që në rast vdekje korrespondonte me një shumë të madhe, që e përfitonte i shoqi.
/f.s