Kryetari i Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të hënë (4 dhjetor) në SPAK, ku është marrë në pyetje përreth dy orë nga prokurorët.
Në një deklaratë për media pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Hajdari ka deklaruar se është paraqitur për të njëjtën çështje për të cilën u paraqit edhe më 15 nëntor.
Hajdari është marrë i pandehur më parë për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi më 14 nëntor mandatin e Hajdarit, pas shkresës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas së cilës kryebashkiaku rezultonte i dënuar në Greqi, dhe në formularin e vetëdeklarimit shkruante se nuk rezultonte i dënuar.
KQZ hodhi poshtë kërkesën e palës iniciuese duke vlerësuar që Hajdarit të mos t’i ndërpritej mandati i kryebashkiakut.
/a.r