Modeli Alesio Alia që u bë i njohur në Shqipëri nga deklarata e tij se ka fjetur me një deputete, “e dredh” muhabetin. I ftuar në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës, Alesio Aliaj u shpreh se nuk ka thënë që ka fjetur me deputete shqiptare, pasi nuk i pyet femrat me të cilat shkon në shtrat.
Edhe pse “është peshkuar” disa herë nga moderatori Hyskaj, modeli u përpoq të “fshehë” faktin nëse ka marrë porosi nga deputetja për të heshtur mbi këtë histori. Por “padashje”, Alesio pranoi se vendi ku ka qenë me deputeten ndodhej jashtë Tirane, e më pas, për të “humbur gjurmët” shtoi se mund të ketë qenë edhe jashtë Shqipërie fare, pasi femra me të cilën ishte, mund të mos ketë qenë fare shqiptare, shkruan Newsbomb.
Por Aliaj pranon se një femër që nuk është e thënë të ketë qenë shqiptare, i ka thënë se është deputete, ndërsa ai i është përgjigjur se do të bëhesh edhe kryeministre pas kësaj nate.
Aliaj i quan thashetheme ato që janë publikuar për historinë me një deputete të maxhorancës, por theksoi se ai edhe kur gënjen, thotë të vërtetën. Për modelin, politika është një kancer për shoqërinë, e ai përpiqet të jetë “kimioterapia” për këtë sëmundje.