Një avioni ushtarak amerikan, Osprey, me 8 persona në bord u rrëzua në det në jug të Japonisë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit është duke u zhvilluar ende dhe roja bregdetare e Japonisë ka gjetur vetëm një trup të ekuipazhit
Avioni u përpoq të bënte një ulje emergjente në aeroportin Jakushima, përpara se të rrëzohej.
Qeveria japoneze ka deklaruar se prioritet i momentit është shpëtimi i personave që mund t’i kenë mbijetuar përplasjes.
Zyrtarët amerikanë dhe japonezë thanë se avioni i përkiste bazës ajrore Jokota, në Tokion perëndimore.
/a.d