Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trëndafilova, ka nisur takimin e saj me përfaqësues të shoqërisë civile.
Pak para takimit, Partia Socialdemokrate (PSD) protestoi duke hedhur flakadanë që krijuan tym të madh të zi pranë hotelit në Prishtinë, ku ajo po mbante takim me shoqërinë civile.
Trëndafilova e pyetur për këtë protestë, tha se PSD mund të vijë e të diskutojë në hotel në vend që të bëjë protesta.
6 aktivistë të PSD përfshirë kreun e kësaj partie Dardan Molliqaj u arrestuan nga policia e Kosovës pas incidenteve kundër kryetares së Gjykatës Speciale.
/a.d