Me anë të ekspertizës mjekoligjore është përcaktuar shkaku i vdekjes së suedezit Jim Backlund, i cili është përcaktuar si politraumë.
Instituti i Mjekësisë Ligjore shprehu se se 40-vjeçari suedez, menaxher i “Regency Casino” tek Tajvani ka pësuar një politraumë nga katër dëmtime.
Suedezi u gjet dy ditë më parë i vdekur poshtë pallatit ku banonte, ai ishte hedhur nga kati i tretë i banesës.
Nga hedhja ai pësoi dëmtime të cilat i kanë shkaktuar hemorragji dhe më pas vdekjen.
Për ngjarjen ka reaguar edhe gruaja e viktimës e cila me anë të një statusi në Facebook shkruan: “I lutem Allahut të të marrë në parajsë në një botë më të mire sesa e ndyra që është këtu. Të lutem përkujdesu për ne”.