Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e të shtunë në Kroaci, ndërsa një furgon është përplasur me automjetin me të cilin udhëtonte ministri i Mbrojtjes Kroate, Mario Banoziç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i furgonit.
Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë, Marko Miliç, i cili ka bërë të ditur edhe gjendjen shëndetësore të Banozic.
“Ministri ka lëndime të rënda, sipas vlerësimeve të para, jeta e tij është jashtë rrezikut”, tha ai.
Sipas informacioneve jozyrtare, ai ka lëndime në kokë, në gjoks dhe ka thyer këmbën.
Banoziç udhëtonte vetëm me makinë dhe po drejtonte fuoristradën e tij personale. Sipas asaj që kanë raportuar mediat kroate, dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ministri ka parakaluar një kamion në rrugë dhe është përplasur kokë me kokë me automjetin tjetër që po vinte përballë.
“Sot në mëngjes në ora 06:15 është marrë njoftim për një aksident trafiku në rrugën shtetërore DC-55 në dalje nga Vinkovci në drejtim të Zhupanjës, në të cilin janë përfshirë një furgon dhe një veturë tjetër. Në komunikacion ka humbur jetën drejtuesi i furgonit. aksident, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër (zyrtar shtetëror), për shkak të lëndimeve të marra është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Vinkovci”, tha policia./m.j