Kancelari gjerman Olaf Scholz në kongresin e socialistëve të mbajtur në Malaga në Spanjë, i pyetur në lidhje me marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët tha se është një çështje mes dy qeverive.
Duke deklaruar se nuk dëshiron që të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, ai shtoi se Gjermania po e ndjek me kujdes paktin e Melonit me Tiranën.
‘Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”.- tha Scholz.
Për Scholz-in, i cili përfaqëson të majtën në Gjermani, tha se ajo që ka rëndësi në Evropë “është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe që vendet mos përpiqen të kapërcejnë të vetëm sfidat”.
Migrimi i parregullt, për kancelarin gjerman, “duhet të reduktohet dhe do të bëhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë edhe vende të tjera.”
Por kryetarja e Partisë demokratike në Itali, Elly Schlein, e cilësoi marrëveshjen si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës”.
Nënkryetarja e parlamentit të BE-së Katerina Barleu, anëtare e rëndësishme e partisë Social-demokrate në Gjermani tha se: “Të kontraktosh menaxhimin e emigrantëve nuk është gjithmonë e gabuar, varet nga situatat”.
Domethënë e kundërta e asaj që u deklarua dje, nga skena në Málaga, nga Schlein, i cili kishte ftuar të gjithë PSE të mobilizohej kundër të djathtës që “jashtëzon kufijtë”.
Në dhomat e kongresit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes Barley dhe Schlein, i cili megjithatë duket se nuk i afroi delegacionet.
Por, partitë Socialiste Evropiane mbajtën pozicione të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Megjithëse nga Malaga, presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven stigmatizoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit.
“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali që dëshiron t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”. /m.j