Kiri Hajdari, djali i Azem Hajdari ka përkujtuar këtë të premte ditëlindjen e tij, i cili po të ishte gjallë do të festonte 53 vjetorin. Djali i Hajdarit përvec mesazhit për mallin që ndjen për të atin, shkruan se arsyeja se përse ai nuk gjendet më në këtë botë, janë në fakt qarqet anti- shqiptare, që sipas Kirit, nuk donin ëndrrën e Azem Hajdarit.
“Babe,
Sot më tepër se në cdo ditë të vitit kam kaq shumë mall për të taku e me t’ rrok fort. Është dita jote e lindjes, esht Marsi ky muaj qe vetem e shton dhe nuk e zbeh aspak ket mall. Kanë kaluar 17 vite qe ti Babai , studenti, deputeti, idealisti, heroi i mungon Shqipërisë dhe Kosoves qe Ti i deshe aq shume.
Gjithmonë e me shum Un bindem se historia te jep vendin qe ty te takon. Ti nuk jeton me sepse qarqeve anti-shqiptare nuk u pelqeu endrra jote per nji Shqiperi te bashkuar me te gjitha trojet e veta si te gjitha kombet e tjera Europiane, Une e di qe shpirti yt nuk prehet i qete, deri ate dite qe Shqiperia te bashkohet me trojet e veta te ndara padrejtsisht.”- shkruan i biri i Azem Hajdarit.