Filloi në Gjykatën e Shkupit gjykimi i hoxhallarëve të arrestuar më 6 gusht të vitit 2015-të për shkak se dyshohen se kanë rekrutuar shqiptarë që të shkojnë për të luftuar në Siri në radhët e Shtetit Islamik ISIS raporton gazetari i Zhurnalit.
Në kompleksin e gjykatave vihet re një prani e madhe policore dhe e një helikopteri, i cili vëzhgon gjendjen e sigurisë. Në mesin e të 10 të arrestuarve dhe të paraburgosurve është edhe Rexhep Memishi, imam dhe ligjërues në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë.
Aksion i madh policor në disa lagje të Shkupit, Gazi Babë, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar u realizua më 6 gusht të vitit të kaluar. Aksioni u ndërmor kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.
Policia u fut në xhamitë Tutunsuz dhe Jahja Pashë, për të cilat kohë më parë BFI-ja kishte njoftuar Ministrinë e Brendshme se nuk kontrollohen nga ky institucion.
MPB e Maqedonisë më parë informoi se aksion i madh policor u realizua në disa qytete në vend për arrestimin e personave për të cilët supozohet se janë anëtarë të Shtetit Islamik ISIS shkruan Zhurnal Maqedoni.