25 persona u arrestuan këtë të premte në kuadër të megaoperacionit policor të quajtur “Sundimi i Ligjit”, i cili u zhvillua në disa qytete të vendit. Uniformat blu njoftojnë se nga aksioni policor u sekuetruan 9 armë zjarri dhe një sasi kanabisi si edhe një shumë parash të përfituara nga krimi.
Deri më tani janë publikuar emrat e 16 të arrestuarve. Mes tyre është edhe Mërgim Lazri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një arkitektit italian. Lazri u arrestua në Dibër. Lazri është një prej të akuzuarve për vrasjen e arkitektit italian Roberto Morttura në qershor të vitit 2021.
Ngjarja e rëndë për familjen italiane, e cila jetonte në Torino ka ndodhur më 9 Qershor, kur Emirjon Marjini, 29 vjeç, Mergim Lazri, 26 jeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç, u futën për të grabitur në shtëpinë e arkitektit italian. Ky i fundit ndodhej në shtëpi me gruan dhe djalin, 12-vjeçar, kur kuptoi se dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre. Në përpjekje e sipër për të parandaluar grabitjen e për të mbrojtur familje ne tij, njeri prej shqiptarëve e qëlloi me armë për vdekje./m.j