Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar aferën Partizani ku Sali Berisha refuzon që të paraqitet në Gjykatë për masën ‘detyrim paraqitjeje’.
Dyrnjaja thotë se Berisha do duhej të ishte paraqitur në gjykatë si çdo qytetar tjetër. Sipas tij Berisha ka frikë të përballet me të shkuarën e tij para drejtësisë, pasi nuk e kontrollon dot më.
Dyrnjaja komentoi dhe kaosin që po krijon Rithemelimi në Kuvend duke mos lejuar zhvillimin e seancave plenare si edhe mbledhjet e Komisioneve.
“Ky është funksioni i opozitës të kontrollojë lëvizjet e mazhorancës. Një nga instrumentet janë komisionet hetimore. Është hap i gabuar i mazhorancës për të mos i lejuar pavarësisht se kush është në opozitë, Meta, Berisha.
Derisa nuk ka një vendim të formës së prerë duhet prezumuar si një person i pafajshëm. Është e drejta e opozitës që të ketë të drejtën për të kontrolluar veprimtarinë e mazhorancës. Nuk e di nëse Rama e bën me qëllim historinë e bllokimit. Nuk janë fare të nevojshme këto skema, shohim gardën që bllokon deputetët”, tha ai.
Një koment e ka edhe për Ilir Metën.
”Opozita ka probleme të mëdha. Secili bën llogaritë e veta në raporte me politikën dhe drejtësinë. Fakti që Meta ruan një tip balance, heshtja kur iu dha masa është një tregues. Edhe heshtja flet. Meta është lojtar që e njeh rrezikun”, tha Dyrnjaja.
/f.s