Grabitja e kazinosë ‘Admiral’ në kryeqytet duket se është zbardhur nga blutë e kryeqytetit. Policia e Tiranës njofton se si autor i dyshuar ka rënë në pranga Marsildo Ndoja. Ky i fundit është identifikuar nga pamjet e kamreave të sigurisë.
Ndoja arriti të grabizë nën kërcënimin e thikës 1.5 milionë lekë të vjetra, një lap top dhe sende të tjera. Policia thotë se të riut i janë gjetur edhe rrobat e veshura gjatë grabitjes.