Ish kandidati për kryetar i PD-së, Ibsen Elezi komentoi shfaqjen e Ilir Metës sot dhe faktit që ai nuk sulmoi SPAK, por qëndroi aleat i Berishës. Elezi tha se më në fund pas 30 vitesh, opinioni publik ka perceptuar drejt se e gjithë elita politika në themel është bashkë.
Ai shtoi se Meta ka frikë nga drejtësia e re, pasi është i vetëdijshëm për veprimet që ka kryer dhe pret që nga momenti në moment SPAK t’i trokasë në derë atij dhe shumë të tjerëve.
“Mbas 30 viteve, opinioni publik ka perceptuar drejt se e gjithë klasa politike është bashkë. Çka do të thotë se ndodhin gjithë këto skandale dhe të mos ndëshkohet asnjë njeri, kjo tregon që në thelbin e tyre, ky sistem është një sistem që establishmendi i cili është i ndërlidhur ngushte me njëri-tjetrin.
Ajo që shohim ne e ajsbergut është pjesa e dukshme kur këto kanë ndërtuar retorikën e sulmit ndaj njëri – tjetrit dhe në themelin e tyre këto janë bashkë. Sulmi ndaj Edi Ramës, për të thënë që po sulmon Berishën, është sulmi me palidhje, sepse Edi Rama është më pak i interesuar për t’u dënuar Berisha dhe Meta.
Nuk e thonë dot që pas kësaj është Departamenti i Shtetit Amerikan. Pas shpalljes së non-gratës po ushtron gjithë trysninë e vet që këta të përballen me sistemin e drejtësisë. Unë nuk e di pse sistemi i drejtësisë ngutet, kanë gjithë kohën e duhur.
Të gjithë janë të frikësuar dhe Meta tregoi një qëndrim të ekuilibruar për këtë arsye. Ai është i sigurtë që në një të ardhme të afërt SPAK do të trokasë në derën e tij.
Priten ende goditje në kabinetin e qeverisë Rama. Kjo situatë do të çojë shumë shpejt në një qeveri teknike” tha Elezi në edicionin “Tirana Live”./m.j