Një grup prej 7 adoleshentësh nga mosha 15 deri në 19 vjeç kishin terrorizuar kryeqytetin me vjedhje me dhunë dhe armë, por më në fund bien në prangat e unifromave blu. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se falë një pune disa mujore ka arritur të arrestojë 7 persona të moshës nga 15, deri në 19 vjeç, të cilët kishin kryer mjaft grabitje. Në deklaratën për shtyp policia bën të ditur se:
“Nga specialistët për hetimin e krimeve te Komisariatit Policise Nr 4, arrestohen në flagrancë shtetasit:
- N, 16 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”
- Agim Mara, 18 vjeç banues ne Tiranë.
- Ergys Kadeli ,19 vjeç banues Tiranë.
- Sh ,15 vjeç banues Tiranë.
- L., 16 vjeç, banues në Tiranë.
- Gj,15 vjeç banues ne Tiranë.
- B , 16 vjeç lindur ne Athinë e banues ne Tirane “Fresku” .
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi gjatë një hetimi disa mujor nga shërbimet e Komisariatit te Policisë Nr 4 Tiranë, u është dokumentuar me prova ligjore se këta shtetas në bashkëpunim me njeri – tjetrin kryenin vjedhje me dhunë duke perdorur armë zjarri,armë të ftohta dhe dhunë psikologjike.
Më datën 05.03.2016 rreth ores 01:00, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës “në një bar kafe, shtetasi K.N, nën kercenimin e armës së zjarrit pistoletë, ka mundur të marrë një shumë prej 700 lekë te reja dhe është larguar.
Më datë 06.02.2016 në vendin e quajtur Allias Tiranë, këta shtetas i kanë vjedhur telefonin nga dora shtetases S. Ll.
Më datë 13.02.2016, shtetasit B. L dhe E. Gj në rrugën “Arkitekt Kasemi” i kanë marrë nga dora portofolin shtetases Sh. B.
Nga ana e specialistëve të hetimit të krimit janë dokumentuar dhe 5 raste të tjera për te cilat shtetasit nuk kanë ardhur të denoncojnë në lidhje me vjedhjen e telefonave dhe të portofolave.
Nga kontrollet e ushtruara në banesa këtyre shtetasve ju sekuestruan në cilesinë e provës materiale :
- Nje armë pistoletë e markës “Bereta” dhe një krehër pistoletë.
- Nje shufër metalike me hapje.
- Katër telefona të markave të ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje me dhune”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve te ftohta”, parashikuar nga nenet 139, 278,279, 25 te K.Penal”, bën me dije policia.
Vjedhja e lokalit ne rrugen e Dibres ne Tirane by lapsi-al