Gazetari Ferdinand Dervishi tha se në Policinë e shtetit frika e përgjimeve është shumë e madhe. Ai tha në “Review” në Euronews Albania se madje shumë funksionarë të lartë në policinë e shtetit kanë ikur jashtë shtetit me pretekstin se kanë sëmundje të pashërueshme.
Sipas Dervishit në historinë e përgjimeve nga Sky dhe EnchroChat janë implikuar punonjës të nivelit të lartë të policisë dhe këtë sipas tij e thonë ata që kanë parë dosjet.
“Frika për këtë historinë e përgjimeve është shumë e madhe. Aq e madhe saqë disa funksionarë policie të nivelit shefa krimesh e lartë kanë ikur jashtë shtetit të justifikuar se kanë sëmundje të pashërueshme. Ky nuk është numër një e dy, po është numër shumë i madh.
Kanë ikur jashtë shtetit duke u justifikuar se po kurojnë sëmundje të pashërueshme, kanë marrë raporte të gjata dhe ky është ai impakti i madh. Ata që kanë pasur mundësinë t’i shikojnë këto dosje flasin për implikim të nivelit të lartë në Policinë e Shtetit”,-tha Dervishi.
/a.d