Qeveria miratoi sot projekt buxhetin për vitin 2024, duke synuar mbështetjen e ekonomisë dhe punësimin.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC, eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi u shpreh se është e domosdoshme që paga mesatare të shkojë në 900 euro.
“Është një buxhet i njohur dhe këto janë të përcaktuara. Janë reforma të njëjta që duhet të realizohen. Kujtoj strategjinë e reformës së pagesës që ka nisur shumë më herët. Pra kemi nevojë që paga mesatare të shkojë në 900 euro. Tani ka edhe një favor tjetër, pasi niveli i euros është i tillë që e bën më të lehtë. Pra e njëjta gjë është edhe me pensionet, pasi ka një strategji edhe për pensionet. Buxheti i 2024, merr parasysh indeksimin e pensioneve, por ne do të kemi një rritje pagash,. Pra këto janë të planifikuara”, tha ai.
Nga ana e saj ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj tha se rritja e pagave duhet të shoqërohet edhe me disa reforma paralele.
“Është një buxhet pagash, pasi të ardhurat publike janë më të larta se investimet publike që do të bëhen dhe që do të shërbejnë si një nxitje. Paga nuk duhet rritur vetëm në letër, por edhe në bazë të cilësisë së punës. Kur ne rrisim një pagë duhet të shikojmë të gjitha elementët. Po ashtu theksoj se flitet për rritjen për njësitë vendore, por problematika që shoh është se ka njësi vendore që nuk kanë realizuar planin e mbledhjes së të ardhurave”, tha ndër të tjera ajo.
/a.d
Me ekonomine e stone duhet te ndryshojne reporter,nag truths ekonomike nga truths ekonomike nepermjet ndertimeve publike be rritjen ekonomike nepermjet prodhimit. Infrastructural dalmgadale po plotefsohet me manatee bendin duke meet-up vetem lidhjet helurudhore me Maqedonine e veriut dhe greqine .Sot duhet perpunimi I naftes bakrit , pasi kronor e ka realizuar ciklin si dhe mineralet e rralla