Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media, pas përfundimit të samitit dyditor të Bashkimit Evropian, ka folur për takimin që ai së bashku me presidenti e francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministren italiane, Giorgia Meloni e shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, zhvilluan të enjten me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel.
Liderët evropian, sipas Michel, në këtë takim kanë dërguar një mesazh të qartë liderëve nga Kosova e Serbia – implementimi i të gjitha marrëveshjeve përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Është njëra nga marrëveshjet e rëndësishme, nuk është e vetmja, por është njëra nga elementet e rëndësishme”, potencoi ai.
Michel gjatë konferencës deklaroi se është plotësisht i informuar për debatin aktual çështjen e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe refuzimin e palës serbe, duke theksuar se kjo është diskutuar edhe në takimin e së premtes në kuadër të samitit të Këshillit të Evropës.
“Një pikë që u përmend nga disa liderë në takimin e sotëm, është që të dy liderët të zbatojnë këto marrëveshje dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të kontrollojmë nëse vërtet këto marrëveshje zbatohen.