Janë paraqitur në ambientet e Gjykatës së Posaçme dy avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që seanca për masën e sigurisë ndaj këtij të fundit do të nisë në orën 14:30.
Berisha ka deklaruar dhe në konferencat e këtyre ditëve se nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore pasi dhënia e vendimit për të nga ana e Gjykatës është në shkelje të Kushtetutës.
Në seancën e ditës së djeshme, sipas gazetares së Klan News Glidona Daci, avokatët e Berishës kërkuan që gjyqtarja Irena Gjoka të heqë dorë nga çështja. Megjithatë pritet që kjo kërkesë të dorëzohet sot, me shkresë zyrtare.
Kujtojmë se Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani” dhe SPAK i ka caktuar dy masa, atë të “detyrim paraqitje” dhe “ndalimin e daljes jashtë vendit”.
/f.s