Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në sallën e parlamentit edhe për përplasjet brenda Partisë Socialiste dhe zhvillimet e Asamblesë një ditë më parë.
Berisha tha se deputetët e Ramës duhet të largohen, pasi deklaruan në Asamble se duan partinë më shumë se Shqipërinë, gjë e cila sipas tij ndodhte vetëm në komunizëm.
“Partia Socialiste bëri dje aktin më anti-kombëtar të parë ndonjëherë. Ata vunë partinë mbi Shqipërinë. Bijtë u kthyen tek etërit. Edi Rama nuk ka asnjë interes tjetër përveç pushtetit të tij personal. Kundërshtarët e tij janë budallenj e dele. Nuk përdor dot termat e të atit apo Kolekës, por mendon se kundërshtarët e tij ata janë armiq për tu zhdukur. Ministri i jashtëm deklaron në Asamblenë e turpit se Shqipqëria dhe partia janë e njëjta gjë. Enver Hoxha bënte zgjedhje një herë në kater vjet, Rama as këtë nuk e lejon”, tha Berisha..
Gjatë fjalimit të tij, Berisha ka kërkuar nga Meta që mos të lejojë Ramën të mbajë shishe, referuar incidentit që sipas tij ndodhi në Grupin e PS ku mediat raportuan se Rama rr♪7zoi gotën me ujë gjatë debateve me Ben Blushin.
Sali Berisha: Ky zotëria pas meje (Edi Rama) nuk duhet të mbajë asgjë në tavolinë, as shishe uji asgjë. Atje në asamble le t’i mbajë, këtu jo. Se ka provuar dhe ka dhënë shenja agresiviteti.
Edi Rama: Tani s’më lë as shishja e ujit të pi se më thërret.
Erion Braçe: Bëhu burrë. E di pse Flamur (Flamur Nokës)? Sepse Saliu jot është nga ata burra që të vrasin prapa shpine. Vret në partinë e tij e të vret dhe në rrugë, ky është Saliu jot.
Pas fjalimit të tij, Berisha dhe deputetët e PD-së dolën nga salla.