Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv komentoi vendimin e Sali Berishës për mos shkuar sot në gjyqin kundër tij. Demalia e krahasoi rastin e Berishës me ish-presidentin e SHBA-ve Donald Trump, që po mos shkonte në gjyq, sipas ligjit oficerët kishin të drejtë ta merrnin me forcë e ta çonin në gjykatë.
“Ne jemi në një gjendje primitive shtetërore. Nuk ka rëndësi kush je, ligji është mbi të gjithë. Këtu Donald Trump e dinte që po mos shkonte në gjyq ai do merrej me forcë. Por Trump-i shkoi vetë, i bënë foton, ia nxorën në media dhe pastaj ia bënë gjykimin të lirë. Kush është Sali Berishës?
Një njeri që ka qenë kryeministër, president i shtetit. Ka qenë njeriu që ka bërë ligjet. Këtu edhe kur te arrestojnë, të thonë çfarë do që të thuash do përdoret kundër teje në gjyq.
Nuk je ti që nuk i bindesh ligjit. Edhe kjo që bën Sali Berisha tani është sikur nuk funksionin drejtësia për pushtetarët. Nuk bëhet fjalë vetëm për Berishën, por për të gjithë.”, tha Demalia./m.j