Një operacion antidrogë i policisë greke ka shkatërruar rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në Universitetin e Selanikut. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 11 persona, nga të cilët 10 janë shtetas të huaj, përfshirë edhe shqiptarë.
Sipas mediave greke, ky rrjet i shpërndarjes së drogës në Universitet drejtohej nga një shqiptar 29-vjeçar. Ai ishte organizatori i grupit kriminal, i cili koordinonte dhe drejtonte lëvizjet e anëtarëve të tjerë.
Katër anëtarë të tjerë merreshin me furnizim, 5 të tjerë vëzhgonin situatën, ndërsa një 27-vjeçar mblidhte dhe ruante të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale e shpërndarjes së drogës tek studentët.