Një anëtar i agjencisë palestineze të shërbimeve emergjente të Mbrojtjes Civile u vra dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet e të shtunës në mëngjes, thanë zyrtarët nga Autoriteti Palestinez në një deklaratë.
“Një bombardim izraelit i shënjestroi ata ndërsa po kryenin detyrat e tyre në zonën e Khirbet al-Adas, në lindje të Rafah në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.
CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për koment.
Kjo vjen pasi kamionët me ndihma humanitare hynë në pikën kufitare Rafah të shtunën në mëngjes për të transferuar ndihma tek autoritetet në Gazë.
Menjëherë pasi kamionët egjiptianë shkarkuan furnizimet bazike dhe u kthyen në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, u dëgjuan gjashtë shpërthime në anën e Gazës, raporton CNN.
/a.d