Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF thotë se arriti të dërgojë furnizime të mjaftueshme me ujë për 22,000 njerëz për një ditë përmes kalimit Rafah në Gazë të shtunën.
“Mbi 44,000 shishe me ujë të pijshëm të furnizuara nga UNICEF – mjaftueshëm për 22,000 njerëz për 1 ditë – u kaluan përmes Kalimit Rafah sot si pjesë e një kolone prej 20 kamionësh me Gjysmëhënën e Kuqe Egjiptiane, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Programin Botëror të Ushqimit. ”, thuhet në deklaratën e UNICEF-it.
Sipas Drejtoreshës Ekzekutive të UNICEF-it, Catherine Russell, shpërndarja e ujit është një “çështje jetë a vdekje” për 1 milion fëmijë në Gaza që “përballen me një mbrojtje kritike dhe krizë humanitare”.
Konflikti gati dy-javor ka shkaktuar dëme të rënda në sistemet e ujit dhe kanalizimeve të Gazës me kapacitetin e prodhimit të ujit aktualisht në 5% të niveleve normale, tha UNICEF.
“Afro 2.3 milionë banorë në Gazë tani po mbijetojnë me 3 litra ujë për person në ditë”, shtoi UNICEF.
/a.d