Policia e Kosovës njofton se në fshatin Verbovc të Gllogovcit ka gjetur 18 mortaja të llojeve të ndryshme dhe 25 copë eksplozivë shtytës. Këto mjete shërpthyese, sipas Policisë, janë gjetur nga një person mashkull, i cili më pastaj kishte njoftuar Policinë. Deminimin e vendit e kanë bërë ekipet e KFOR-it dhe FSK-së, thuhet në komunikatë.