Nga Nikoll Lesi
Mes Greqisë dhe Shqipërisë ka një moment krize marrëdhëniesh për shkakun e kryebashkiakut të Himarës.
Sot Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pasi u takua me homologun e tij, Edi Rama, u ndal në një prononcim për mediat.
Ai tha se do të flasë me Ramën për t’i kërkuar betimin e Belerit si kryebashkiak i Himarës.
Kaq tha kryeministri grek me një buzëqeshje tipike greke, ku nënkuptonte se “nëse nuk pranon Rama, do ta shikojë procesin e negociatave me BE”! Por sipas kryeministrit shqiptar kjo mbetet çështje e drejtësisë dhe ai nuk ka fuqi të ndërhyjë te SPAK e gjykatat shqiptare.
Nëse Fredi Beleri lirohet së shpejti atëhere ka ndërhyrë Edi Rama, por kjo e zhbën pavarësinë e drejtësisë shqiptare, sikurse flet BE dhe SHBA.
Në të vertetë Fredi Beleri mbahet politikisht dhe me urdhër që të mos lejohet të betohet si kryebashkiak i Himarës.
Ai të hetohet nga drejtësia, por të shkojë në detyrë si i zgjedhur nga populli dhe nëse gjykatat e dënojnë me vendim të formës së prerë, ai le të vuajë dënimin si çdo qytetar shqiptar apo europian, kur shkel ligjet.
Por kjo shprehja “Dhe shpresoj shumë që ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë miqësore” e thënë nga kryeministri grek në sheshin para kryeministrisë dhe pas shpinës së shefit të qeverisë shqiptare, nuk tregon seriozitet europian, ku na japin leksione për demokracinë.
Sido të jetë, pa e zgjatur, Fredi Beleri duhet të betohet.
Pse kaq i interesuar kryemistri grek per nje “koke shkencore boterore” sic eshte ky rrufjan Beleri qe vendin e ka ne burg dhe jo te drejtoje nje komunitet shqiptar me tre persona me kombesii greke.
Sa poshte ke rene o Micotaqis!
Turp qe ska peshore ta peshoje.
Na vlen me teper nje koke rrumbullak qe nxin dhe sterron perpara nje kombi te lavdishem
Shqiptar.Ky tip pa hezitim e meriton ti thuash jashteqitje e kombit.