Gjykata e Lartë ka marrë vendim për të rikthyer edhe njëherë në rigjykim në Apel dosjen ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi”. Organizata “Hakmarrja për Drejtësi” u shpall publikisht në vitin 1996. Themeluesit e saj ishin vëllezërit Orik dhe Leart Shyti.
Kjo organizatë kishte për qëllim destabilizimin e vendit. Anëtarë të saj janë : Altin Arapi, Pasho Novruzi, Dritan Hate, Gëzim Gjoni, Gentian Haka, Nikolin Novruzi, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu dhe Altin Arapi.