Tetë anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste kanë themeluar sot “Levizjen për Demokraci”, një grupim brenda kësaj force politike që kërkon zbatimin e statutit dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetar.
Burime nga asambleja bëjnë të ditur për “Panorama” se kjo lëvizje, platforma e së cilës do të dorëzohet sot, përbëhet nga tre deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku, ish Presidenti Rexhep Meidani si dhe Maqo Lakrori (i cili do publikojë platformën), Ndre Legisi, Petrit Ago dhe Suzana Hakrama.
Bie në sy që në listën e themeluesve të kësaj lëvizje mungon Arta Dade, e cila deri më dje ishte shumë aktive pro Blushit. Ndërkohë që dje kryeministri Rama tha se Dade mund të jetë ministre e Brendshme në të ardhmen.
Lëvizja për Demokraci në PS
Rexhep Meidani
Maqo Lakrori
Ben Blushi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Ndre Legisi
Petrit Ago
Suzana Hakrama