Nga Agron Gjekmarkaj
Pa u bërë ora 9-të sot në krye të rruges që të shpie për në Kuvend u duk një si grup dasmoresh të veshur me rroba kombetare. Ata në fakt ishin ministrat dhe deputetet e mazhorances të hijeshuar per festë e aheng.
Një ditë më parë qënkesh mbledhur grupi nën udheheqësinë e Bledi Çuçit duke rrahur mendime e hedhur propozime qysh të festohej sihariqi i ardhjes së Babos në Kuvend pas kaq e kaq kohesh.
Propozimet qënë të shumta deri aty sa të thirrej edhe shoku Gramoz për të mbikqyrur skuadren e ferlikut, kukurecit e të dollibasheve. Tao kishte marrë persiper negociaten dhe perimetrin e sigurisë për një ziafet të bollshem.
Dilo Nasufi i ra gjoksit se do të të zgjidhte ca mzeter të mirë kodrave ndanë Beratit që fshataret ja bëjnë hallall partisë. Per rakinë u la ti çohej haberr Termetit se ai sjell ballë kazani. Kur fjala byrek e petulla çau ajrin të gjithë kthyen koken nga hallë Ikonomi e cila u ndie e perkedhelur per besimin veresie.
Të gjithë po merrnin persiper punë ustalleku e me dukje. Po qepet , hudhrat , patatet kush do ti qerojë , sallatem kush do grijë ? Nga mesi u salles u panë tre duar që u ngriten, ishin Klevis Xhoxhi, Xhemal Qefalia dhe Ilir Metaj. Punëve të padukshme të guzhines ju ofrua dhe Florian Spaho i cili sqaroi se Zoti ishte sherbetori i parë dhe nga zemra i rrodhi fraza se dashuria e vertete është ajo që nuk e rreh gjoksin. Çuçi si njeri që nuk prish qejf pasi pa andej ketej me zë të ulet tha , dakort dakort po aty kishim menduar Lulin me të vetet.
Ndersa vertiteshin ide e piqeshin vendime Baftjar Zeqo po i pershperiste diçka në vesh Tezes e cila të Enjten u gremis në Kuvend duke shkaktuar dhimbje po edhe ndoca te qeshura.
Baftua me tespie në duar ishte i zymtë, ca ditë me parë kishte parë një kraharor gjeli dhe menjehere diçka i kishte sembuar në gjoks.
Aty kishte lexuar që Tezes së aksionit, ritmit, optimizmit, kauzave, entuziazmit, do i ndodhte një zezonë.
Kur ajo u pland ai kishte psheretirë por druante se gjëja nuk mbaron me kaq ndaj aterisht po e keshillonte mos të perfshihej në punë të rënda gjatë festes. Por ajo kembenguli që me patjeter do hekuroste perdet tek e fundit me Antoneta Dhimen afer. Eni Xakes ju detyre të mbante tabakanë me llokume në hyrje të cilet do i sperkaste herë pas here me buzeqeshje. Pluhurat i mori persiper Mete i financave me Blerinen. U vendos që per foto me Babon të zgjidhen veteranet Bozdo e Tatjana.
I dhënë siç jam pas embelsirave, grykës le të themi druaj se sapo të zgjas doren për të marrë ndonjë do me kercase pas koke ndonjë laper nga Salianji e cili me thote “haram, u mbytsh, tetë nga luftetaret e lirisë me në krye Gaz Bardhin dergjen rrugeve nga ndeshkimi mizor i regjimit dhe ti merr nga dore e Xakes, vetë Albana tashmë e dashur per ne si Dalai Lama per Tibetianet nuk është sot ketu në diten kur do mbrojmë Kosoven ndersa ti çfarë bën? Llop aty e llop atje, tyt pizeveng”.
Vetem mendimi me mbuloi me djersë. Le te kthehemi tek kronika. Ismet Beqiri i cili kohet e fundit ka rënë në sy per gurren popullore që e frymezon i nxitur edhe nga pervoja pozitive e Laertit në ruajtjen e loteve ,” me leje tha…. unë propozoj që tani e tutje siç ruajmë lotet , të ruajmë edhe djerset, këtë e marr persiper unë… ti mbledh dhe ti klasifikoj , djerse gezimi, djerse pune, djerse ankthi, djerse frike, djerse pritje, djerse halli, djerse balli, djerse kraharori, djerse sqetulle, djerse duarsh, djersë këmbe”…Këtu Etilda u zalis dhe per pak mbledhja u nderpre. Në korridor degjohej zëri i Etjenit që therriste ujë, ujë, ujë. Po ajo e mori veten shpejt dhe siç u kuptua e kishte patur nga gezimi nga befasia e propozimit. Klotilda kaloi gjathashtu mornica të tilla.
Një burrë i gjate mbi një tapet në krah u pa tek ecte nën diell , nga pas një zonjë që kur shtroja ra nga pesha në tokë ajo tha dy a tri herë qyqja qyqja. Ishte Kryetarja Lindita Nikolla me sekretarin Genc Gjonçaj që po çonin më të mirin qilim per ta shtruar në hyrje. Nga pas shihej duke rëndur Kosta me një karrocë dore ngarkuar me qendisma e zbukurime.
Siç e thamë tek porta u shfaqen festuesit e parë per prova . Atyre u prionte Eduard Shalsi e Toni Gogu me brandaveke, rrip të kuq mesi, me kemishë të bardhë plot qendisma, xhamadan të kuq dhe nga një qylaf me shkabë mbi kokë. Të dy mbanin daulle të medha dhe u binin me ritem mbreslënes dap e dup, dup e dap. Niko nikoqiri i ngrohte telat një qemaneje të nxjrre nga senduku.
Margeriti binte në sy si me e gjata me xhubleten e Uneskos por edhe si me e qeshura nga natyra.
Mimi di Puçini me petkat e Dukagjinit, Majko me fustanellë si Gjergj Araniti, ministrja e cepit Delina me një dajre në dore , napolonat e se ciles nxirrnin xhixha nga e tundura, Elisa e cila po ushtrohej për vallen e Tropojes ndonëse në grup Tao kerkonte atë të Rrrajces, Bela dhe Ulsiu kruanin zërin për këngen e Hajredin Pashes shiheshin më se miri.
Ogerta nuk u pa askund. Pyetem na u pergjigjen se është neper shkolla po zgjedh pioneret e dalluar të cilet do ti dhurojnë lule Babos tek shkallet. Vjershat e mirseardhjes do ti kendojë Bora. Skenografinë do e realizojë Mazniku me ndihmen e Lal Erit se ënde bëhen. Gozhdet si inxhinjer do i temprojë Arben Pellumbi.
Albana e mjeksisë rrinte si mënjanë me dy kutia të ndihmes së shpejtë per alivanosje nga gezimi. Xhafa dhe Braçja pa qejf si angari lyenin kangjellat ndersa Çyrbja digjte shaminë e beqarit. Damon e kishin lënë të sherbente ujë me broke, të bënte hyzmet pas nderhyrjes zëmergjëre të Klosit. Naten Ditmari i kishte hequr një fshesë oborrit si kontribut vullnetar. Nderkohë dy të infiltruar po çojnë lajme Doktorit që pritet të dergojë Kryezevendes Liderin per mesymje të pergjithshme ku hareja të shnderrohet në vaj dhe Babo të ike nga sytë këmbet si aleat i Vuçiqit.
Ç’të ha kurrizi,
Ç’të kruhet bytha,
O Gjeka i Markajve,
Bilbil Gjyzar,
T’është bërë goja,
Si koqja n’kandar,
Që ha nga vehtja,
Si kavjasi n’vakt,
M’ja fut krutanit,
Me i hy n’hak,
Po nuk shkoj gjatë,
Kjo histori,
Takun prap,
Dy miqtë e vjetër,
Tuj shit mjaltë,
Krutani n’qyp,
I vinte rrotull,
Kavajsi qypit,
Porsi daullja,
N’dorë t’magjypit,
E kur në fund,
Mjaltin kish blè,
Me gjith qyp,
T’krutanit plak,
Rrugës kah shkonte,
Për në shtepi,
Desh ta provonte,
Edhe njëherë,
Mallin që bleu,
Me shumë vlerë,
Por kur provoi,
Me gisht mjaltin,
N’Diçka i hasi,
I ngrati gisht,
E ç’me pa,
Pau sytë e vet,
Kish ble pras,
Në qypin me mjaltë,
Njesoj si shoku
yt n’parti,
Që prasin n’Lushnje
Ja banë muzikë,
Sa s’ka shkelë
Qysh atë ditë,
N’lushnje n’myzeqe,
Monumenti prasit,
Asht madhshtor,
Zv/kryeminister
Gagaç bio,
Prandaj kujdes,
Je mërditor,
Që hajninë
E ke zanat,
Sa nuse s’tjepshin
Në asnjë derë,
Pa tregua hajnitë,
Me shumë vlerë,
Mos u merr,
Me gratë e huja,
Shih pulën tënde,
Bashkë me dy çikat,
E mos u kruaj
Si llapaqen,
Që ç’qet me bythë,
Goja ti nxjerr.
Te merresh me hallatet e Rames, kesaj i them pune une!
Kjo lloj sarkazme vetem kafshet bajn me qesh o poet i fshatit
Qashtu e ke mëjr or ti Lekë.
Po a ka ma katundar se Gjekamarki ?
Prandaj kjo asht e stisun bash për katundarin (me shkollë Dr.&Prof. ) që me ja rrjepë edhe shtatë likurë, qytetar nuk bahet kurrë.
A do ma o Lekë (Gjekamork) ?
Te gjithe ju qe kemi bere komebtet tuaja nuk ju heq asnje presje.I ba bytha dhe e krruan me kockorrin e murrizit.
Eh çe kruajte bythën me hithra e gjethe fiku o Gjekumarku….ndeze motorët e grenzave dhe bletëve afrikane që të hanë ty, bashkë me gjithë çke o bir, o koqe kandari.