Avokati Spartak Ngjela, përmes një postimi në rrjetin social e ka cilësuar LSI-në dhe kreun e saj Ilir Meta si shkakun e gjëndjes në të cilën ndodhet sot vendi. Madje Ngjela shkruan se ka qenë vetë ambsadori Lu i cili i ka thënë hapur Metës se për amerikanët LSI është një “criminal enterprise” (një sipërmarrje kriminale).
“Ambasadori Amerikan Donald Lu, para disa ditësh, i ka thënë hapur Ilir Metës: “mendimi i politikës amerikane është se, partia që ti drejton, është një criminal enterprise” – një sipërmarrje kriminale. Dhe e ka të saktë. Në fakt kjo është LSI në Shqipëri sot. Këtë sehir apo criminal show, e këqyr cdo ditë edhe kryeministri shqipatar, dhe tani e di që amerikanët e dinë që ka bërë aleancë me një “ndërmarrje kriminale” shqiptare. (!)”- shkruan Ngjela.
Postimi i plotë i Ngjelës
Eshtë një kohë e çudirshme kjo e jona sot; sepse çudia nuk vjen nga ndonjë mrekulli e papritur, por thjeshtë nga absudriteti që karakterizon jetën tonë të brendshme.
Ja, le ta shprehim.
Ambasadori Amerikan Donald Lu, para disa ditësh, i ka thënë hapur Ilir Metës: “mendimi i politikës amerikane është se, partia që ti drejton, është një criminal enterprise” – një sipërmarrje kriminale. Dhe e ka të saktë. Në fakt kjo është LSI në Shqipëri sot.
Po shqiptarët, çfarë të bejnë, sepse të gjithë e dine këtë fakt, para se ta thoshte Amabsadori i SHBA-së. Fakti që të gjithë shqiptarët e dinë se LSI është një sipërmarrje kriminale, dhe sipërmarrja kriminale vazhdon të mbledhe para si një organizatë mafioze me komisionin e vet: katër ministra dhe një Kryetar Kuvendi; sigurisht që flet për dobësinë shqiptare.
Kjo në fakt është dobësia jonë shoqërore, që e pranojmë krimin ashtu siç është, edhe kur këtë na i vënë në dukje të huajt. Pse, a nuk i tha edhe gazetarja e Zërit të Amerikës të njëjtën gjë Ilir Metës?
Pse, nuk e demaskonin të gjitha radiot dhe televizionet perëndimorë regjimin kriminal të Enver Hoxhës? Pse, nuk e dinin të gjithë shqiptarët që Ahmet Zogu me taborin e tij i vidhte?
Pse, nuk e dinin të gjithë shqiptarët që tragjedinë e Gerdecit e shkaktoi Sali Berisha me familjen e tij, për të grabitur pa ligj disa para?
E pse të vijojmë më tej! Tani duhet të mendojmë për të tashmen: një sipërmarrje kriminalë po drejton Kuvendin e Shqipërisë, dhe afër gjysmën e Qeverisë Shqiptare, dhe të gjithë bëjnë sehir.
Këtë sehir apo criminal shoë, e këqyr cdo ditë edhe kryeministri shqipatar, dhe tani e di që amerikanët e dinë që ka bërë aleancë me një “ndërmarrje kriminale” shqiptare. (!)
Një vjedhje dhe blerje votash ndaj varfërisë shqiptarë është kjo sipërmarrje kriminalë që quhet LSI; dhe të gjithë e komentojnë nëpër biseda kafenesh. Kur do të veprojnë shqiptarët?
Ja, kjo është pyetja. Por lë të shpresojmë tani që gjithkush e di se varfëria shqiptare është pasojë direkte e korrupsionit shtetëror në këta pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, të paktën. Të gjithë e dinë, dhe gjithkush e lejon edhe pse e përflet. A nuk është ky një absurditet shoqëror?
Ne kemi kaluar nga izolimi kriminal i Enver Hoxhës, te abuzivizmi hajdutësor i pushtetarëve tane – në fakt, kjo është arsyeja dhe shkaku i varfërisë shqiptare. Po, megjithatë, shqiptarët,.. ne të gjithë presim. A nuk është kjo dobësi.? A nuk është dobësi kur e di shkakun e tragjedisë tënde, dhe vijon ta lejosh shkakun të të nëpërkëmbë?