Ministri i Jashtëm, Igi Hasani në fjalën e mbajtur në Kuvend, sulmin në Veri, e ka quajtur tentativë për të destabilizuar Kosovën.
Ai u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se nxitësit e sulmit duhet të dënohen.
“Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen.
Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë”