Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq. Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.
Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.
Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë/m.j