Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është “zhveshur” nga kostumi i diplomatit dhe është shfaqur në publik krejtësisht ndryshe.
Me një kitarë në dorë dhe duke kënduar përpara një audience, ai ka treguar një anë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.
Blinken ofroi një interpretim të “Hoochie Coochie Man” nga legjenda e blues Muddy Waters dhe ashtu siç edhe premtoi “të gjithë ishin pa fjalë”.
Kjo performancë e tij, sigurisht kishte një arsye të fortë. Kështu, Blinken njoftoi iniciativën e re, atë të Diplomacisë Muzikore.
Blinken, i cili ka shërbyer si Sekretar i Shtetit që kur Presidenti Biden mori detyrën në 2021, është një “kitarist shumë amator” me tre këngë të regjistruara në Spotify me emrin Ablinken: “Lip Service”, “Patience” dhe “Without Ya”./m.j