Ish-doktoresha e Chelsea Eva Carneiro dhe punëdhënësit e saj të mëparshëm janë akoma “shumë larg financiarisht” teksa ajo vazhdon luftën ligjore kundër klubit. Dr. Carneiro pretendon se çështja ka të bëjë me shkarkim konstruktiv, pasi ajo u largua nga pozicioni i saj në shtator. Jose Mourinho e cilësoi si “impulsive dhe naive” pasi ajo u fut në fushë për të trajtuar mesfushorin e ekipit Eden Hazard në minutat e fundit të ndeshjes. Ajo gjithashtu ka edhe një akuzë ligjore personale kundër Mourinho-s për viktimizim dhe diskriminim. Dr Carneiro sot dha deklaratën e saj në gjyq, por detajet e largimit të saj nuk dolën në dritë.
Gjithsesi avokatja e Dr Carneiro-s, Mary O’Rourke QC, foli për ITV NEWS duke thënë se të dy palët janë larg zgjidhjes së situatës. “Nuk presim të zgjidhim ndonjë gjë sot. Të dy palët janë akoma larg financiarisht. Gjithashtu ne duam që Jose Mourinho të bëjë një apologji publike.” Vetë Mou nuk ishte i pranishëm në dëgjimin paraprak, por nëse refuzon të shfaqet në të ardhmen ai edhe mund të gjobitet me 1300 euro.