Deri para pak kohësh, ajo së bashku më të atin drejtonin një fermë kafshësh. Por Dane Hrkalloviç, me profesion veterinar, kur e merr vesh se me ç’detyrë ishte e ngarkuar e bija e tij Dijana, vendos që ta largojë si bashkëpronare të fermës familjare.
Po ç’detyrë ka Dijana?!
Ç’rol i është besuar asaj nga Beogradi?!
Ç’lidhje ka ajo me Kosovën?!
Ndërsa qeveria e Prishtinës bën korrekten karshi Brukselit dhe Beogradit duke u përpjekur t’u qëndrojë firmave të hedhura në marrëveshje, edhe pse është armiqësuar me një pjesë të mirë të popullit të vet, homologja e saj serbe ka një tjetër axhendë; të cilën e ndjek gjithnjë me armën më të fortë që ka patur e ka: shërbimet e fshehta, agjentët; ata të cilët ndezin më pas fitilat nga brenda.
Dhe pikërisht, në krye të tyre është dhe psikologja nga Pozharevaci, Dijana Hrkalloviç; e cila, sipas informacioneve kofidenciale të poseduara nga tesheshi.com, ka në përgjegjësinë e saj mbi 150 agjentë të BIA-së në Kosovë.
Këta ka agjentë, janë të infiltruar në shumë sektorë; e në radhët e tyre janë mjekë, ish-policë, mësues e profesorë, punëtorë komunalë; dhe për më tepër fermerë dhe veterinerë, meqë dhe vetë Dijanën e ka lidhur fort puna me ta përmes fermës familjare.
Në krye të agjentëve të BIA-s në Kosovë, ajo ka për detyrë që t’i përcjellë Beogradit zyrtar të gjitha ngjarjet dhe lëvizjet që ndodhin atje.
Dijana Hrkaloviç është një ndër personat kryesorë në Pallatin e Drejtësisë në Beograd, ku është vendosur edhe Drejtoria e Policisë së Krimeve, nga ku Hrkalloviç dërgon informacione për BIA-n.
Zyrtarisht, Dijana Hrkalloviç mban postin e sekretares në Drejtorinë e Policisë së Krimeve; ndërsa para se të angazhohet në BIA në vitin 2012, ajo ka punuar në fermën e familjes të cilën e mban babai i saj, Dane Hrkalloviç, me profesion veteriner.
Deri para pak kohësh, Dijana ka qenë edhe bashkëpronare e fermës “Stočarske zadruge DH” nga Pozharevci, por babai i saj tani e ka larguar nga kjo fermë.
Një burim i tha portalit tesheshi.com se kur Dane e ka kuptuar se çfarë punë është duke i bërë vajza, më 8 dhjetor 2015, në Agjencinë për Regjistrim ka përcjellë kërkesën që emri i Dijanës të hiqet nga pronare e fermës familjare; e vërtetuar kjo dhe nga dokument të cilin e ka siguruar portali tesheshi.com.
Kjo psikologe e më pas fermere, që tashmë është inspektore shërbimesh të fshehta, siç njoftojnë burimet e portalittesheshi.com, ka dërguar me detyrë agjentë shqiptarë e serbë, siç thuhet në jug të Serbisë, që të mbledhin informacione të të gjitha profileve, nganjëherë dhe nën “maskën” e interesimit për zhvillimin e fermave në Kosovë.
Dhe në bazë të të dhënave, Hrkalloviç deri më tani ka angazhuar mbi 150 agjentë në tërë viset e Kosovës.
Ndërkohë, në Beograd, Dijana Hrkaloviç njihet shumë edhe për aferat e saj korruptive, si dhe për survejim të mediave dhe gazetarëve që janë kritikë ndaj pushtetit.
Ajo, e cila pra duhet quajtur dhe kryespiunja e Beogradit për Kosovën, është dhe njëra nga themelueset e Partisë Përparimtare Serbe, SNS; dhe e cila gëzon besim të madh tek kryeministri Aleksandër Vuçiç.
tesheshi