Shirat e rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta në fshatin Mazhë e madhe në rrethin e Krujës. Janë dhjetra hektarë që ndodhen nën ujë në këtë fshat si edhe ne vendin e quajtur Ura e Gjolës.
Siç thonë banorët, këto toka vazhdojnë të jenë të përmbytura deri në muajin maj, pasi ato realisht nuk thahen kurrë, por ndryshon vetëm niveli i ujit në varësi të shirave që bien.