Pas zhvillimeve të rënda në veri, ku persona të armatosur vranë një polic dhe plagosën një tjetër, presidentja Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur drejt Kosovës.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Nju Jork, shkaku i zhvillimeve në veri të vendit, i ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për të hënën dhe të martën dhe qysh sot do të niset për në Kosovë”, tha zëdhënësi Kupina.
Më herët, në një reagim për këtë ngjarje, Osmani u shpreh se bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga bandat kriminale serbe.
Ndërkohë, që situata ka detyruar kryeministrin Albin Kurti të thërrasë dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.
/a.r