Protesta e të rinjve të shoqërisë civile të cilët kundërshtojnë ndërtimin e këndit të lojërave në Liqenin Artificial të Tiranës duket se ka marrë edhe mbështetjen e televizionit shtetëror të Vladimir Putinit, “Russia Today”.
Televizioni shtetëror rus shkruan se aktivistët janë përplasur me policinë, pasi janë kundër ndërtimit të këndit të lojërave.
Gjithashtu, televizioni rus rikujton protestën e Partisë Demokratike pak ditë më parë përpara Bashkisë së Tiranës, ku u gjuajt me domate dhe bojë të zezë në drejtim të godinës.